“Plisat” mbështetin Prishtinën në stërvitje, ky është premtimi i tyre

“Plisat” mbështetin Prishtinën në stërvitje, ky është premtimi i tyre

Sport July 05, 2020 - 21:32
Lajmet e fundit nga sporti

FC Prishtina sivjet është në luftë të ashpër për dy trofetë, titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës, ku ka arritur në finale, shkruan “Zeri.info.

Kjo edhe ka bërë që entuziazmi te tifozët bardhekaltër të rritet maksimalisht, derisa “Plisat” janë çdo herë e më shumë duke i dhënë mbështetje skuadrës, ani pse ata e kanë të ndalur ta ndjekin atë në stadium, për shkak të situatës që ka krijuar pandemia COVID-19.

“Plisat” sot kanë qenë prezent në stërvitjen e Prishtinës duke iu premtuar atyre se do ta kenë mbështetjen e madhe të tifozëve.

Postimi i “Plisave”:

Në stërvitje për mbështetje të klubit

Meqë hyjmë në javën më kritike të sezonit në superligë, sot pasdite ishim në stërvitjet e klubit në Bërnicë. Gjithë ekipit i’u theksuam se kemi besim të plotë në ta, dhe se jemi të bindur që bashkërisht do t’i mundim gjithë kundërshtarët tanë, dhe se ajo arrihet vetëm në mënyrë të bashkuar. /Zeri.infoImage

Image