Dështon City, mposhtet nga Southampton

Dështon City, mposhtet nga Southampton

Sport July 05, 2020 - 21:59
Lajmet e fundit nga sporti

Manchester City kishte shënuar një fitore të madhe javën e kaluar kur e mposhti Liverpoolin me rezultat 4:0, por ka dështuar keq nga një skuadër modeste si Southampton, shkruan “Zeri.info”.

Vendasit kanë shënuar fitore me rezultat 1:0 me golin e Adams në pjesën e parë që doli të jetë edhe vendimtar.

City në vazhdim ka bërë shumë presion për ta gjetur golin e barazimit por assesi nuk ia arritën.

Gjithsesi, në Angli tashmë është sqaruar gjithçka dhe se Liverpooli është kampion i ri i Ligës Premiere. /Zeri.info