Begolli: Ne do të mundohemi t’i fitojmë që të gjitha ndeshjet

Begolli: Ne do të mundohemi t’i fitojmë që të gjitha ndeshjet

Sport July 05, 2020 - 22:02

Drita ka vazhduar të mbajë distancë prej katër pikëve edhe pas xhiros së 28-të në Ipko Superligën e Kosovës, pas fitores 4:0 në udhëtim te Llapi.

Kurse, kjo xhiro e Superligës ishte paksa e veçantë pasi vetëm Prishtina arriti fitore si vendas, madje atë në minutën e 94-të me një gol të Januzit.

Ndërsa, për ndeshjen ndaj Drenicës si dhe tri sfidat e radhës së Prishtinës, i ka komentuar drejtori sportiv i kësaj skuadre, Granit Begolli.

“Ndaj Drenicës ishte e vështirë sepse dihet që ata kishin nevojë për pikë, u mbrojtën gjatë gjithë lojës, por neve vetëm fitorja na duhej për luftën që kemi për titull, dhe falë insistimit e arritëm”.

Ndeshja e radhes ndaj Gjilanit? “Jo vetëm kjo ndeshje ndaj Gjilanit por edhe dy ndeshjet e radhës luajmë me kundërshtarët direkt, pra, do të jetë java e titullit, pas do të luajëm ndaj Ballkanit dhe më pas Dritës”.

“Ne do të mundohemi t’i fitojmë që të gjitha, pasi mund t’ia dalim pasi kemi cilësi në ekip”.

“Nëse fitojmë këto tri ndeshje, më pas do të kishim më të lehtë në letër, duke pritur edhe gabimet e kundërshtarëve”, përfundoj Begolli. /Olle