Trajneri i Kosovës: Për nga rivaliteti, Superliga e Kosovës ia kalon edhe Kroacisë

Trajneri i Kosovës: Për nga rivaliteti, Superliga e Kosovës ia kalon edhe Kroacisë

Sport July 05, 2020 - 22:05

Trajneri i mirënjohur kosovar, Rafet Prekazi e ka komentuar rrjedhën e edicionit aktual në Superligën e Kosovës në futboll.

Prekazi, i cili është trajner i Kosovës U-21, ka folur për futbollin elitar kosovar, shkruan "Zeri.info".

Kur kanë kaluar 28 javë, për titullin kampion në Kosovë po luftojnë Drita, FC Prishtina, Ballkani dhe Gjilani.

Ndërkaq, Prekazi ka thënë se rivaliteti në Kosovë është shumë i madh këtë edicion.

Image

"Rivaliteti këtë vit është shumë më i madh”, u shpreh fillimisht Prekazi në RTK, përcjell "Zeri.info".

“Ka ardhur koha që pa përfunduar kampionati të lavdërojë pak futbollin e Kosovës, pasi nga rivaliteti po ia kalon edhe shteteve të Ballkanit përfshirë edhe Kroacisë, pra e kam fjalën vetëm nga rivaliteti dhe jo nga cilësia”, tregon më tej ai.

“Janë katër klube që disa javë po luftojnë dhe realisht secila ka gjasat të bëhet kampion”, shtoi Prekazi. /Zeri.info