Prekazi e komenton ndeshjen Llapi - Drita, e gëzon ky fakt

Prekazi e komenton ndeshjen Llapi - Drita, e gëzon ky fakt

Sport July 05, 2020 - 22:09

Trajneri i mirënjohur kosovar, Rafet Prekazi e ka komentuar rrjedhën e edicionit aktual në Superligën e Kosovës në futboll.

Prekazi, i cili është trajner i Kosovës U-21, ka folur për futbollin elitar kosovar, shkruan "Zeri.info".

Kur kanë kaluar 28 javë, për titullin kampion në Kosovë po luftojnë Drita, FC Prishtina, Ballkani dhe Gjilani.

Image

Ndërkaq, Prekazi e ka komentuar edhe ndeshjen e sotme mes Llapit dhe Dritës, teksa për skuadrën nga Podujeva tha se kjo gjë i ndodhë rrallë.

“Drita ka 5-6 xhiro që nuk ka pësuar gol, po luajnë mirë, po menaxhojnë, kanë përvojnë. Goli i parë sot ishte pak me fat, kurse goli i dytë erdhi falë një sulmuesi me përvojë si Kastriot Rexha”, tha Prekazi në RTK, përcjell "Zeri.info".

“Një Llap i cili ishte një gjendje që çdo ekipi ta mposht, ajo çka më gëzon pak te ta është se po luajnë shumë lojtar të ri, ndërsa sot realisht mendoj që pësuan thellë dhe gjë e vështirë kjo që nuk i ndodh shpesh kësaj skuadre”, tregoi ai. /Zeri.info