Nuk ndalën golat në sfidën Villarreal – Barcelona

Nuk ndalën golat në sfidën Villarreal – Barcelona

Sport July 05, 2020 - 22:18
Lajmet e fundit nga sporti

Barcelona ka shënuar gol qysh në start në ndeshjen ndaj Villarealit për të krijua epërsi fillestare prej 1:0, shkruan “Zeri.info”.

Në fakt ishte mbrojtësi i Villarrealit, Torres që ka shënuar në portën e tij në minutën e dytë, një tentim për ta larguar topin që shkonte në drejtim të Grezmannit.

Nuk ka vonuar shumë dhe vendasit janë rikthye në lojë pasi ka barazuar Gerard në minutën e 13-të për 1:1.

Barcelona assesi nuk guxon ta humbas këtë ndeshje, nëse dëshiron edhe mëtutje t;i mbaj gjallë shpresat për titull. /Zeri.info