Këtë xhiro, vetëm FC Prishtina arkëtoi pikë të plota si vendase

Këtë xhiro, vetëm FC Prishtina arkëtoi pikë të plota si vendase

Sport July 05, 2020 - 22:33

Java e 28-të në Superligën e Kosovës në futboll u mbyll në pasditën e sotme me dy ndeshje interesante.

Llapi - Drita (0:4) dhe Ferizaj - Trepça'89 (2:5) ishin dy ndeshjet e fundit të kësaj xhiro, raporton "Zeri.info".

Nga ana tjetër, gjatë ditës së shtune, Gjilani mposhti si mysafir Feronikelin me rezultat 0:2, kurse Ballkani triumfoi ndaj Dukagjinit në Klinë me rezultat 0:5.

Image

Kurse, të premten, FC Prishtina triumfoi në shtëpi 1:0 ndaj Drenicës, dhe Vushtrria barazoi 2:2 me Flamurtarin.

Image

Në këtë xhiro, interesant është fakti se vetëm një skuadër ka arritur të arkëtojë pikë të plota si vendase.

Po flasim për FC Prishtinën, e cila me mjaft vështirësi mposhti Drenicën me rezultat minimal 1:0. /Zeri.info

Image