Shatri tregon “torturat” që i përballoi gjatë rrugës Prishtinë – Tiranë

Shatri tregon “torturat” që i përballoi gjatë rrugës Prishtinë – Tiranë

Sport July 05, 2020 - 22:52
Lajmet e fundit nga sporti

Atleti kosovar, Fikret Shatri ka rrëfyer gjithë rrugëtimin që ka bërë nga Prishtina drejt Tiranës. Ai ishte nisur me 2 korrik nga sheshi Skënderbeu në Prishtinë për të arritur me 4 korrik në sheshin Skënderbeu në Tiranë, shkruan “Zeri.info”.

Shatri në Sporti në Klan Kosova ka treguar gjithçka që ka përjetuar gjatë kësaj rruge.

“Kam pasur emocione të madha, pasi tendenca ishte të përçojnë një mesazh për gjitha poret e jetës. Sportistët kanë shpirtin e bardhë dhe jam shumë i lumtur që kam arritur ta bëjë këtë. 48 orë kam bashkëjetuar me torturën, por ja dola në fund edhe pse tortura ende qëndron tek unë”, ka thënë Shatri, duke folur më pas për një moment të vështirë që kishte.

“Në afërsi te Milotit jam ndje keq dhe e kam pa vetën në makinë ku për rreth vetës pas njerëzit e mi duke u marrë me mu.

Jam vendos në hotel dhe kam bërë 4-5 orë gjumë. Nuk kam pasur mundësi ecje kështu që ata për krahësh me kanë dërguar deri atje. Kisha diarre dhe kisha humbur shumë forcë pasi temperaturat ishin shumë të larta dhe ishte e paimagjinueshme për mua të vazhdojë rrugën drejt Tiranës prej Milotit. Them drejtën nuk e di çka ndodhi dhe si vazhdova rrugën për të arritur deri atje”, ka thënë Shatri i cili megjithatë, thotë se ja ka vlejtur dhe është shumë i lumtur që ë bëri një gjë që nuk ishte bërë më herët nga askush. /Zeri.info