Munishi në debat të 'nxehtë' me Sokolin: Nuk ia kemi parë hajrin rikthimit të futbollit, është bërë si turnir i Vitit të Ri

Munishi në debat të 'nxehtë' me Sokolin: Nuk ia kemi parë hajrin rikthimit të futbollit, është bërë si turnir i Vitit të Ri

Sport July 05, 2020 - 22:56

Java e 28-të në Superligën e Kosovës në futboll u mbyll në pasditën e sotme me dy ndeshje interesante.

Llapi - Drita (0:4) dhe Ferizaj - Trepça'89 (2:5) ishin dy ndeshjet e fundit të kësaj xhiro, raporton "Zeri.info".

Nga ana tjetër, gjatë ditës së shtune, Gjilani mposhti si mysafir Feronikelin me rezultat 0:2, kurse Ballkani triumfoi ndaj Dukagjinit në Klinë me rezultat 0:5.

Kurse, të premten, FC Prishtina triumfoi në shtëpi 1:0 ndaj Drenicës, dhe Vushtrria barazoi 2:2 me Flamurtarin.

Image

Trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli e ka komentuar ecurinë e kampionatit, derisa ka folur edhe për situatën epidemiologjike të krijuar së fundmi në Kosovë.

"Mund të ndodhë që kampionati në Kosovë të mbyllet pas shifrave të fundit, të cilat janë alarmante. Ashtu siç ka ndodhë në Maqedoni të Veriut dhe në Mal të Zi", u shpreh Sokoli në "Dueli Sportiv", përcjell "Zeri.info".

"Orari i ndeshjeve nuk mund të ngjeshet më shumë sepse po luhet çdo tri ditë tani për tani", tregon më tej "Profa".

"Kjo është dinamika më intensive në organizimin e garave, por po them se ndeshja për Kupën e Kosovës mund të luhet më herët", shtoi ai.

Ndërkaq, Ismet Munishi, trajner i Ballkanit, i është kundërpërgjigjur Sokolit, të cilit i tha:

Image

"Nuk është dashur të fillojë fare, nuk është se ia kemi parë hajrin aspak. Nuk guxojmë të bëjmë hajgare me futboll, në qoftë situata".

"Nuk kemi kushte për zhvillimin e ndeshjeve, kush jep përgjegjësi për futbollistët e lënduar? Nuk guxon të luajmë më shumë ndeshje shpesh", theksoi Munishi, përcjell "Zeri.info".

"Është bërë kampionati sikur turnir i Vitit të Ri. I qëndroj prapa fjalëve se kampionati është dashur të ndërpritet", shtoi ai. /Zeri.info