Zyrtare: Elliott nënshkruan kontratën e parë profesionale me Liverpoolin

Zyrtare: Elliott nënshkruan kontratën e parë profesionale me Liverpoolin

Sport July 06, 2020 - 16:06

Harvey Elliott ka nënshkruar kontratën e parë profesionale me klubin e Liverpoolit.

Sulmuesi i talentuar pasi mbushi 17 vjeç më 4 prill, tani nënshkroi kontratën e parë profesionale me kampionin e Premierligës, shkruan "Zeri.info".

Pas nënshkrimit të kontratës, Elliott tha: "Unë mendoj se nga dita e parë që jam këtu, e kam ndjerë veten mirë".

"Mendoj tani se nënshkrimi i kontratës së parë profesionale është ëndërr e bërë realitet për mua dhe familjen time. Do të jap gjithçka për klubin dhe tifozët", tregon më tej Elliott.

Elliott iu bashkua Liverpoolit nga Fulhami verën e kaluar dhe ka bërë tetë paraqitje me skuadrën e parë deri më tani.

Ai debutoi me skuadrën e parë të Liverpoolit në Kupën e Ligës në MK Dons në shtator, duke u bërë debutuesi i dytë më i ri në historinë e klubit.

Paraqitja e tij e fundit në Premierligë ishte kundër Crystal Palaces në fitoren 4:0 në "Anfield". /Zeri.info