"Incidentet" në ndeshjen Athletic Bilbao - Real Madrid, mblidhet Komiteti i Gjyqtarëve të Fedeatës së Futbollit të Spanjës

Sport July 06, 2020 - 16:31

Komiteti i Gjyqtarëve në Federatën e Futbollit të Spanjës është takuar për të diskutuar në lidhje me polemikat në ndeshjen Athletic Bilbao - Real Madrid në kuadër të La Ligës.

Në kuadër të kampionatit elitar spanjoll, Real Madridi mposhti skuadrën baske me rezultat minimal, 0:1, falë një penalltie, të cilën e realizoi Sergio Ramos, shkruan "Zeri.info".

Kjo penallti po cilësohet mjaft kontraverse, derisa gjyqtari i ndeshjes, Gonzalez është duke u kritikuar edhe pasi nuk ndëshkoi Sergio Ramosin i cili shihet të ketë faulluar Raul Garcian ca momente më vonë.

Dy "incidentet" në fjalë kanë nxitur reagimin e presidentit të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu.

Bartomeu për mediat në Spanjë deklaroi se sistemi VAR po i ndihmon Real Madridit këtë edicion dhe se është bërë i "njanshëm".

Ndryshe, Real Madridi vazhdon t'i prijë tabelës në La Liga, me katër pikë më shumë se Barcelona, që ndodhet në vendin e dytë. /Zeri.info