Super-Benjamin Kololli, pas golit të bukur, futet në formacionin e javës në Zvicër

Super-Benjamin Kololli, pas golit të bukur, futet në formacionin e javës në Zvicër

Sport July 06, 2020 - 18:45

Benjamin Kololli vazhdon të jetë në formë sensacionale me FC Zurich që prej rikthimit të futbollit zviceran pas pandemisë COVID-19.

Mbrojtësi i Kosovës shënoi një gol të bukur në fitoren e skuadrës së tij në fundjavë (2:0) ndaj Servettes, raporton "Zeri.info".

Kololli luajti 90 minuta në këtë ndeshje, derisa golin e tij e shënoi në minutën e 19-të të ndeshjes.

Falë golit dhe paraqitjes së mirë, ai e ka fituar një vend në formacionin e yjeve në elitën e futbollit zviceran për këtë xhiro.

Ndryshe, Kololli ishte i vetmi nga futbollistët shqiptarë që luajnë në Zvicër në këtë formacion. /Zeri.info

Image