Real Madrid vazhdon me fitore, çdo herë e më afër titullit

Real Madrid vazhdon me fitore, çdo herë e më afër titullit

Sport July 10, 2020 - 23:57
Lajmet e fundit nga sporti

Real Madridi ka arritur të shënojë fitore me rezultat 2:0 ndaj Alaves në kuadër të javës së 35-të në La Ligan spanjolle.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Alfredo Di Stefano”, pasi siç dihet “Santiago Bernabeu” është në rinovim, shkruan “Zeri.info”.

Benzema e Asensio shënuan për skuadrën e Zinedine Zidane e cila e rikthen epërsinë prej 4 pikëve ndaj Barcelonës në pozitën e dytë kur kanë mbetur edhe tri ndeshje deri në mbyllje të La Ligas.

Reali duket të jetë shumë afër, kështu që në tri ndeshjet e mbetura i duhen 5 pikë për ta siguruar titullin, gjithmonë duke llogaritur që Barcelona do t’i fitojë gjitha ndeshjet e mbetura. /Zeri.info