Barcelona konfirmon lëndimin e Griezmannit

Barcelona konfirmon lëndimin e Griezmannit

Sport July 12, 2020 - 14:14
Lajmet e fundit nga sporti

Barcelona ka konfirmuar që Antoine Griezmmani ka pësuar një lëndim muskulor dhe mund të mungojë në pjesën e mbetur të edicionit në La Liga, transmeton “Zeri.info”.

Reprezentuesi francez me shumë gjasë do të mungojë në dy ndeshjet e fundit të këtij edicioni.

29-vjeçari e filloi si titullar takimin e djeshëm ndaj Valladolidit, por u desh ta lëshonte fushën për shkak të një lëndimi.

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, e konfirmoi pas ndeshjes se francezi u zëvendësua për shkak se kishte ndjerë dhimbje.

“Testet këtë mëngjes treguan se lojtari i ekipit të parë, Antoine Griezmann ka një lëndim muskulor”, ka njoftuar Barcelona./Zëri