Bisedimet mbyllen pas dy apo tri ditësh, Vedat Muriqi pranë kalimit te klubi i madh evropian

Bisedimet mbyllen pas dy apo tri ditësh, Vedat Muriqi pranë kalimit te klubi i madh evropian

Sport August 05, 2020 - 08:39

Duke u munduar të mos e kalojë kufirin e shpenzimeve të lejuara nga UEFA, Fenerbahçe është duke e planifikuar shitjen e Vedat Muriqit.

Lazio, klubi romak është duke ofruar 18 milionë euro për futbollistin e Kosovës, derisa Fenerbahçe po insiston për 20 milionë euro, shkruan "Zeri.info".

"Fotomac" raporton se Lazio zyrtarisht ka ofruar 18 milionë për Muriqin, dhe bisedimet po vazhdojnë.

Megjithatë, klubi nga Stambolli nuk e ka ndërmend të dorëzohet nën shumën e 20 milionë eurove.

Bisedimet pritet të përfundojnë pas dy apo tri ditësh dhe Muriqi do të transferohet te Lazio.

Përveç Lazios, për Muriqin interesim kanë shprehur edhe WBA, Tottenhami dhe Leicester City. /Zeri.info