“Intelektualët” i japin zemër Dritës për Ligën e Kampionëve

“Intelektualët” i japin zemër Dritës për Ligën e Kampionëve

Sport August 07, 2020 - 14:57
Detajet

Drita në edicionin e fundit e fitoi titullin kampion në Kosovë, derisa do të përfaqësojë futbollin e Kosovës në Ligën e Kampionëve, raporton “Zeri.info”.

Tifozët e flaktë të skuadrës, “Intelektualët”, kanë reaguar në rrjetet sociale.

“Rruga jonë me Dritën nuk ndalon asnjëherë dhe tani me krenari e më kokëlartë se kurrë këtë rrugë e vazhdojmë në arenën e Champions League”, shkruhet ndër të tjera në reagimin e Dritës.

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, të premten udhëtoi drejt Zvicrës, për të marrë pjesë në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Skuadra nga Gjilani të shtunën, prej orës 18:00, në Nyon do të përballet me kampionin e Andorës, Inter d’Escaldes.

Fituesi i kësaj ndeshjeje do të takohet të martën me fituesin e çiftit tjetër, Tre Fiori nga San Marino dhe Linfieldit nga Irlanda e Veriut. Fituesi i këtij grupi preliminar do të kualifikohet tutje.

Postimi i “Intelektualëve” pa ndërhyrje

Një sezon i gjatë, përplotë beteja, barriera e sakrifica, në rrugëtimin tonë Ultras pranë krenarisë së qytetit, por për të cilat në fund u nderuam dhe u shpërblyem siç është më së miri nga klubi ynë i zemrës, që me shumë forcë dhe luftë arriti t’a rikthej trofeun në Gilan!

Falënderojmë gjithë lojtarët e ekipit, trajnerin, kryesinë e klubit dhe gjithë secilin që i kontriboi rrugës së lavdisë. Falënderojmë poashtu gjithë antarët e grupit, gjithë tifozët Bardhë e Kaltër dhe çdo Intelektualë, që i qëndroi gjithherë mbrapa grupimit, si në ditët e mira ashtu edhe në ato të vështira e të mundimshe, si në borë, shi, larg, afër, kudo dhe kurdo!

Rruga jonë me Dritën nuk ndalon asnjëherë dhe tani më krenar e kokëlartë se kurrë, këtë rrugë e vazhdojmë në arenën e Champions League!