Driton i publikon fotografitë e arritjes në Zvicër për Ligën e Kampionëve

Driton i publikon fotografitë e arritjes në Zvicër për Ligën e Kampionëve

Sport August 07, 2020 - 17:05

Dria ka arritur në Zvicër për të marrë pjesë për herë të dytë në Ligën e Kampionëve.

Në Nyon të Zvicrës, skuadra që drejtohet nga Ardian Nuhiu do të luajë kundër kampionit të Andorrës, Inter d'Escaledes, raporton "Zeri.info".

Pritjet nga Drita në këtë ndeshje janë të mëdha, derisa gjilanasit janë më me përvojë ndaj skuadrës nga Andorra në garat evropiane.

Tashmë, Drita i ka publikuar disa fotografi nga arritja e skuadrës në Zvicër.

Ndryshe, ndeshja e nesërme do të luhet nga ora 18:00. /Zeri.info