Tovërlani: Kosovë ti je shumë e dobët, jo shkaku i sportistëve, por shkaku i politikanëve

Tovërlani: Kosovë ti je shumë e dobët, jo shkaku i sportistëve, por shkaku i politikanëve

Sport August 11, 2020 - 23:00

Trajneri i mirënjohur kosovar, Afrim Tovërlani i ka komentuar zhvillimet e fundit në futbollin tonë.

Drita, si kampione e Kosovës, po e përfaqëson Kosovën në Ligën e Kampionëve këtë vit, shkruan "Zeri.info".

Por, dy rastet pozitive me COVID-19 te skuadra gjilanase sollën probleme, pasi ndeshja e sotme ndaj Linfieldit u anulua nga autoritetet zvicerane.

Këtë çështje e ka komentuar edhe Afrim Tovërlani, trajneri i Feronikelit i cili ka pyetur se pse "UEFA iu kushton rëndësi testee për COVID-19 vetëm klubeve kosovare?".

Postimi i plotë i "Tokit":

"Ne mendjen time per momentin eshte pikepyetje: pse vetem per ekipet kosovare ju kushton Uefa kaq rendesi testeve te Covid-19?! Ne te gjitha ekipet evropiane ka futbollist qe kane rezultuar pozitiv por vetem ne na shikojne me sy tjeter.
Kosova ime e dashur ti je shume e dobet, jo shkaku i sportistave por shkaku i politikaneve!
". /Zeri.info