Çerekfinale dramatike në 'Estadio da Luz', Paris Saint-Germain kalon në gjysmëfinale

Çerekfinale dramatike në 'Estadio da Luz', Paris Saint-Germain kalon në gjysmëfinale

Sport August 12, 2020 - 22:57

Paris Saint-Germain është bërë skuadra e parë që kualifikohet në gjysmëfinalen e këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.

Skuadra parisiene e ka mposhtur Atalantën në çerekfinalen e sontme në një ndeshje dramatike, raporton "Zeri.info".

Djelmoshat e Thomas Tuchelit fituan me rezultat të ngushtë, 2:1 në ndeshjen e zhvilluar në "Estadio da Luz".

Image

Mario Pasalic shënoi golin e parë në këtë ndeshje sontme ('27), derisa deri në minutën e 90-të, rezultati ishte 1:0.

Image

Por, Paris Saint-Germain në minutat e fundit të ndeshjes shënoi dy gola përmes Marquinhos ('90) dh Eric Maxim Choupo-Moting ('90).

Kështu, Paris Saint-Germain bëhet skuadra e parë këtë edicion që kualifikohet në gjysmëfinale. /Zeri.info