Infektuar: 15472
Shëruar: 13278
Vdekur: 622
Neymar 'shpërthen' pas kualifikimit të PSG-së: Kurrë nuk kam menduar që...

Neymar 'shpërthen' pas kualifikimit të PSG-së: Kurrë nuk kam menduar që...

Sport August 12, 2020 - 23:40

Sulmuesi brazilian i PSG-së, Neymar da Silva ka reaguar pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Paris Saint-Germain është bërë skuadra e parë që kualifikohet në gjysmëfinalen e këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.

Skuadra parisiene e ka mposhtur Atalantën në çerekfinalen e sontme në një ndeshje dramatike, raporton "Zeri.info".

Djelmoshat e Thomas Tuchelit fituan me rezultat të ngushtë, 2:1 në ndeshjen e zhvilluar në "Estadio da Luz".

Kështu, Paris Saint-Germain bëhet skuadra e parë këtë edicion që kualifikohet në gjysmëfinale. 

Pas ndeshjes, Neymar është shprehur se ka qenë optimist për kualifikimin tutje.

"Unë kurrë nuk kam menduar për eliminimin. Asgjë nuk do të më ndalë mua të mendoj se do të jemi në finale. Ishte shumë vështirë", ka deklaruar Neymar.

"Ne jemi duke bërë gjëra të mira, kemi skuadër të mirë dhe jemi një familje. Ishte e pamundur të mendoj për t'u eliminuar. Një ndeshje ka mbetur deri në finale, dy deri në triumf", shtoi ai. /Zeri.info