Ylli i futsallit kosovar pajiset me pasaportë të Shqipërisë, do ta përfaqësojë Kombëtaren “kuqezi”

Ylli i futsallit kosovar pajiset me pasaportë të Shqipërisë, do ta përfaqësojë Kombëtaren “kuqezi”

Sport August 13, 2020 - 12:04
Detajet

Ylli i futsallit kosovar, Agon Ramadani, do ta përfaqësojë Kombëtaren e Shqipërisë, shkruan Zeri.info.

Ramadani së fundmi është pajisur me pasaportë të Shqipërisë. 

Image

Ai e falënderon shtetin shqiptar dhe presidentin Ilir Meta.

“Nga sot edhe zyrtarisht jam pajisur me pasaportë të Shqipërisë, ku shfrytëzoj rastin ti falënderohem Presidentit Ilir Meta për dekretin e dhënë, Federatës së Futbollit të Shqipërisë, dhe në veçanti trajnerit të futsalit Erind Resuli ,për besimin e dhënë duke ju premtuar përkushtim maksimal drejt realizimit të qëllimeve të përbashkëta. Ky është një moment krenarie që nuk përshkruhet me fjalë, përfaqësimi i kombit nënshtetësinë shqiptarë është ëndrra dhe ideali e çdo shqiptari, diçka që do mbrojë me nder dhe përgjegjësi”, shkruan Ramadani në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”. 

Ramadani deri më tani ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.

Ai është pjesë e skuadrës kosovare Prishtina 01. /Zeri.info 

Image