Sergio Perez është shëruar plotësisht nga virusi COVID-19

Sergio Perez është shëruar plotësisht nga virusi COVID-19

Sport August 13, 2020 - 14:00
Detajet

Klubi i Formulës 1 Racing Point ka njoftuar se piloti i saj Sergio Perez është shërbuar plotësisht nga virusi COVID-19, raporton Zeri.info.

Piloti i skuadrës së Formula 1, Racing Point, është shëruar nga koronavirusi dhe do të garojë në garën e fundjavës në Spanjë.

Piloti meksikan ka rezultuar negativ në testimet e fundit për koronavirus.

Ai kishte rezultuar pozitiv para pak javëve dhe humbi dy garat në Britaninë e Madhe. /Zeri.info