Haxhaj konfirmon ndarjen me Besën e Pejës

Haxhaj konfirmon ndarjen me Besën e Pejës

Sport August 13, 2020 - 17:46
Lajmet e fundit nga sporti

Futbollisti i njohur kosovar, Adnan Haxhaj nuk do të jetë më pjesë e Besës së Pejës.

Mbrojtësi vushtrrias ka konfirmuar ndarjen me pejanët për "Gazeta Olle".

“Objektivi me Besën u arrit duke e inkuadruar në Superligë aty ku e meriton. Faleminderit të gjithëve që arritëm objektivat e klubit së bashku dhe iu dëshiroj suksese në vazhdim”, tha fillimisht ai.

“Kurse, unë do të iu njoftoj shumë shpejt për skuadrën time të re”, përfundoj Haxhaj.

Ky i fundit më parë ka bartur fanellat e skuadrave si: Prishtina, Liria,  Drenica, Llapi dhe Vllaznia e Shkodrës.