Zyrtare: Arbëria transferon një sulmues nga Norvegjia

Zyrtare: Arbëria transferon një sulmues nga Norvegjia

Sport August 13, 2020 - 23:31
Lajmet e fundit nga sporti

Arbëria ka vazhduar me përforcimet e saj për edicionin e ri 2020/2021 në Superligë, shkruan “Zeri.info”.

Willy Zamble është transferimi i fundit nga kjo skuadër.

“Transferimi i fundit për këtë sezon tek KF Arbëria është Willy Zamble i cili zgjedhi fanellën kuqezi!”, ka njoftuar Arbëria.

“KF Arbëria ka firmosur kontratë me sulmuesin atraktiv i cili luan rolin e tij si një sulmues i jashtëzakonshëm.

Zamble vjen nga shteti norvegjez, me një prevojë shumë të madhe në futbollin profesional. Zamble është paraqitur në disa klube norvegjeze dhe shtete të tjera.

Zamble luan në poziten e sulmuesit, dhe do ta ndihmojë skuadren tonë në fazen ofanzive!

Kryesia ka mirëpritur transferimin e lojtarit Willy Zamble i cili është transferi i fundit për këtë sezon. Bashkë u dakorduam në objektivin e klubit!”, thuhet më tej në njoftimin e klubit./Zëri