
Detaje të reja nga takimi mes babait të Messit dhe Bartomeut
Babai dhe agjenti i yllit të Barcelonës, Leo Messi, Jorge zhvilloi sot takimin e parë të bisedimeve me presidentin e klubit katalunas, Josep Martomeu, pas të cilit takim, pozicioni i të dyja palëve mbeti i pandryshuar.
Nuk ka progres, nuk ka tregues se mund të arrihet një kompromis, shkruajnë mediat spanjolle pas takimit mes Jorge Messit dhe njeriut të parë të Barcelonës, shkruan "Zeri.info".
Sidoqoftë, disa media arritën të zbulojnë disa detaje të bisedimeve, përkatësisht mesazhin e Jorges për drejtuesit e Barcelonës se Leo nuk e ka ndërmend të mbetet në klub.
"Djali im nuk dëshiron të qëndrojë", i tha Jorge Messi, Bartomeut.
Përveç Jorge Messit dhe Bartomeut, në këtë takim morën pjesë edhe anëtari i bordit të Barcelonës, Javier Bordas dhe vëllai i Leos, Rodrigo.

Qëndrimet mes palëve janë të kundërta, dhe situata aktuale duket e pashpresë për Messin, përveç nëse ndonjë klub paguan 700 milionë euro për transferimin e tij.
Çdo skenar tjetër i çon të dyja palët në dallime edhe më të mëdha.
Jorge është ende i mendimit se Messi mund të lirohet falas nga kontrata, pasi aneksi e lejon atë, por Barcelona është duke e kundërshtuar këtë pikë.
Takimi i ardhshëm mes palëve është caktuar për të enjten. /Zeri.info