
Ankesa para fillimit të kampionatit, FFK ‘mëshiron’ gjyqtarin Shala
Komisioni i Gjyqtarëve në futbollin e Kosovës po punon me standarde të dyfishta.
Gjyqtari i Superligës, Gramos Shala kishte rënë nga testet fizike të kryera më 8 shtator dhe kjo nënkuptonte se ai e kishte të pamundur të ndante drejtësinë në fillim të kampionatit që nis në fundjavë.
Mirëpo, Komisioni përgjegjës për testet e gjyqtarëve kësaj radhe ka punuar me standarde të dyfishta, shkruan Zeri.info.
Shala që ishte gjyqtari i vetëm që nuk kishte përmbushur normën më 8 shtator në testet e mbajtura në Gjilan, atij padrejtësisht i është mundësuar që sot të hyjë prapë në teste fizike së bashku me disa gjyqtarë të tjerë që ishin në ndeshje ndërkombëtare ditën e 8 shtatorit, mëson Zeri.info.
Në kushte normale, Shala do duhej të priste normat e radhës në mes të kampionatit, por pejanit kësaj radhe i është bërë një favor i madh.
Një privilegj i tillë nga FFK për Shalën nuk është pritur aspak mirë nga gjyqtarët tjerë që kishin punuar shumë për të kaluar testin më 8 shtator. /Zeri.info