Manchester United bie në “Old Trafford” mposhtet nga Crystal Palace

Manchester United bie në “Old Trafford” mposhtet nga Crystal Palace

Sport September 19, 2020 - 20:34
Lajmet e fundit nga sporti

Manchester Unitedi nuk e ka nisur aspak mirë edicionin e ri në Premierligën të Anglisë, pasi është mposhtur në fushën e vet nga Crystal Palace me rezultat 1:3, shkruan “Zeri.info”

Futbollistët e Ole Gunnar Solskjaer, nuk e nisën aspak mirë ndeshjen pasi pranuan gola qysh në minutën shtatë nga Townsend.

Në pjesën e dytë u besuar se “Djajtë” do të rikthehen por ndodhi e kundërta pasi Zaha dyfishoi epërsinë nga pika e bardhë 0:2.

Shpresat e Unitedit deri diku i shtoi përforcimi Van Beek kur shënoi në minutën e 80-të për 1:2, por gjithçka më pas shoi Zaha që shënoi për rezultatin 1:3 në minutën e 85-të. /Zeri.info