Vetëm barazim për Romën në ndeshjen hapëse në Serie A

Vetëm barazim për Romën në ndeshjen hapëse në Serie A

Sport September 19, 2020 - 22:43
Lajmet e fundit nga sporti

Serie A ka startuar sot me edicionin e ri 2020/2021. Takimi i parë i ditës së sotme ishte ai ndërmjet Fiorentinës e Torinos që u mbyll me fitoren e vendasve me rezultat 1:0, raporton “Zeri.info”.

Ndeshja e dytë ishte kjo e mbrëmjes ndërmjet Veronës e Romës por që për fat të keq nuk solli asnjë gol duke u mbyllur me rezultat 0:0.

Verona për dallim nga viti i kaluar këtë herë nuk kishte asnjë futbollist shqiptar në formacion pasi këtë afat kalimtar u larguan Amir Rrahmani (Napoli) dhe marash Kumbulla (Roma), por që këtë herë nuk u paraqit tek Roma. /Zeri.info