Arsenal – West Ham, ky ishte futbollisti i ndeshjes

Arsenal – West Ham, ky ishte futbollisti i ndeshjes

Sport September 19, 2020 - 23:23
Lajmet e fundit nga sporti

Arsenali e ka shënuar edhe fitoren e dytë me radhë në Premierligë, këtë herë duke e mposhtur West Hamin me rezultat 2:1 në stadiumin “Etihad”, shkruan “Zeri.info”.

Skuadra e Granit Xhakës ka vuajtur shumë në këtë takim, pasi fitorja ka ardhur tek katër minuta pa përfunduar ndeshja, kur shënoi futbollisti i ri Nketiah.

Arsenali kishte krijuar epërsi në pjesën e parë kur shënoi Lacazette por që rezultatin e barazoi Antonio në minutën e fundit të pjesës së parë.

Në 45 minutëshin e dytë “topçinjtë” luftuan shumë dhe në fund u shpërblyen me një gol të shënuar në minutën e 86-të.

Lojtari i ndeshjes ishte mesfushori i Arsenalit, Ceballos i cili edhe asistoi te goli i fitores. Ceballos u vlerësua me notën 8.4. Xhaka kishte notën 6.8.

Më poshtë notat e gjithë lojtarëve. /Zeri.infoImage