ZYRTARE: Legia e shkarkon trajnerin serb para ndeshjes me Dritën në Ligën e Evropës

ZYRTARE: Legia e shkarkon trajnerin serb para ndeshjes me Dritën në Ligën e Evropës

Sport September 21, 2020 - 13:45
Zbuloni detajet

Legia Warsawa e ka shkarkuar trajnerin serb Aleksandar Vukoviq para ndeshjes me Dritën e Gjilanit, raporton “Zeri.info”.

Legia do ta sfidojë të enjten në stadiumin e saj skuadrën kosovare në kuadër të rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës.

Image

Ky trajner në edicionin e kaluar e fitoi titullin kampion me skuadrën polake, por në këtë edicion ka dështuar duke mos i arritur pritshmëritë.

Klubi nga kryeqyteti i Polonisë nuk ka bërë të ditur ende se kush do të jetë pasuesi i serbit në krye të Legias.

Legia pas xhiros së katërt në kampionat ndodhet në pozitën e gjashtë me po aq pikë të grumbulluara. /Zeri.info