Përfaqësimi dinjitoz i Kosovës në Evropë, kjo është shuma totale që ka fituar Drita nga pjesëmarrja në garat evropiane

Përfaqësimi dinjitoz i Kosovës në Evropë, kjo është shuma totale që ka fituar Drita nga pjesëmarrja në garat evropiane

Sport September 24, 2020 - 22:50

Drita i ka dhënë fund aventurës së mrekullueshme evropiane për këtë vit duke u eliminuar nga Liga e Evropës.

Në kuadër të rrethit të tretë eliminator të kësaj gare, kampionia e Kosovës është përballur sonte me Legian e Varshavës, raporton "Zeri.info".

Ndeshja e zhvilluar në Poloni i ka takuar vendasve me rezultat të pastër, 2:0.

Pas përfundimit të aventurës evropiane, Drita ka mbushur arkat e klubit me bonuset nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA.

Image

Fillimisht, Drita arkëtoi 230 mijë euro për plasmanin në fazën preliminare në Ligën e Kampionëve.

Ndërkaq, me përjashtimin nga kjo garë dhe kalimin në rundin e dytë eliminator të Ligës së Evropës, Drita arkëtooi rreth 260 mijë euro.

Me fitoren ndaj Sileksit në Shkup javën e kaluar, Drita kaloi në rundin e tretë dhe arkëtoi edhe 280 mijë euro shtesë.

Image

Gjithashtu, Drita mori edhe 30 mijë euro nga FFK-ja për shpalljen kampion edicionin e kaluar.

Në përgjithësi, Drita e Gjilanit ka fituar një milionë e 30 mijë euro nga pjesëmarrja në Evropë këtë vit. /Zeri.info