Zyrtare: Candreva largohet nga Interi, nënshkruan me Sampdorian

Zyrtare: Candreva largohet nga Interi, nënshkruan me Sampdorian

Sport September 25, 2020 - 23:19

Antonio Candreva i ka dhënë fund aventurës disavjeçare tek skuadra e Interit.

Anësori italian ka nënshkruar kontratë me klubin tjetër të Serie A-së, Sampdoria, shkruan "Zeri.info".

Lajmi është konfirmuar nga vetë Sampdoria në rrjetet sociale.

Candreva iu bashkua Interit në verën e vitit 2016 nga Lazio për 22 milionë euro dhe që nga atëherë ka bërë 151 paraqitje.

Me fanellën e Interit, Candreva ka shënuar 18 gola. /Zeri.info

Image