Real Madrid vuan por në fund feston

Real Madrid vuan por në fund feston

Sport September 26, 2020 - 22:55
Lajmet e fundit nga sporti

Real Madridi ka marr fitoren e parë në këtë kampionat në La Liga duke e mposhtur si mysafirë Real Betisin me rezultat 3:2, shkruan “Zeri.info”


Ndeshja ishte spektakolare, pasi nisi me gola qysh në minutën e 14-të kur shënoi Valverde. Megjithatë, vendasit janë rikthyer në pjesën e parë duke e përmbysur rezultatin me golat e shënuar nga Mandi e Carvahal.

Megjithatë në pjesën e dytë kampionët e Spanjës kanë gjetur dy herë rrjetën përmes Emerson (autogol) dhe Ramos nga penalltia për të shënuar fitore me rezultat 2:3.

Betis nga minuta e 67-të ka lujatur me një lojtar më pak pasi Emerson u përjashtua me karton të kuq. /Zeri.info