Magjia Riberys në sfidën ndaj Interit

Magjia Riberys në sfidën ndaj Interit

Sport September 27, 2020 - 08:32
Lajmet e fundit nga sporti

Është 37 vjeçar por këmbët dhe truri i tij funksionojnë në mënyrë perfekte.

Franck Ribery kishte një paraqitje fantastike në sfidën Inter - Fiorentina. Zikaltrit fituan me shifrat 4-3 falë golit të D’Ambrosio në minutat e fundit dhe kur pakkush e priste që ekipi i Contes do të dilte me pikët e plota. Por kush ishte lojtari më i mirë në këtë ndeshje? Këtu nuk ka shumë dyshime, kapelja duhet ti hiqet Franck Ribery. Deri në minutën e 82 kur do të largohej nga fusha e blertë, Fiorentina ishte duke fituar në shifrat 2-3 ndaj Interit.

Në moshën 37-vjeçare dhe shumë leksione futbolli për të dhënë ndaj Interit.