Granit Xhaka falënderon të gjithë për mesazhet e ditëlindjes, 'dhuratën kryesore' e dëshiron nesër

Granit Xhaka falënderon të gjithë për mesazhet e ditëlindjes, 'dhuratën kryesore' e dëshiron nesër

Sport September 27, 2020 - 20:48

Dita e sotme ka qenë tejet speciale për Granit Xhaka.

Mesfushori i Arsenalit me prejardhje nga Kosova e ka festuar ditëlindjen e tij të 28-të sot, shkruan "Zeri.info".

Xhaka si dhuratë kryesore i dëshiron tre pikë nesër në mbrëmje kundër Liverpoolit.

"Doja të them faleminderit të gjithëve për mesazhet e ditëlindjes. Shpresoj se dhurata kryesore vjen nesër... tre pikë", ka shkruar Xhaka.

Ndryshe, Liverpooli dhe Arsenali nesër përballen në kuadër të javës së tretë në Premierligë. /Zeri.info