Të gjithë golat që u shënuan këtë javë në Superligën e Kosovës

Të gjithë golat që u shënuan këtë javë në Superligën e Kosovës

Sport September 27, 2020 - 22:07

Me ndeshjen Gjilani - Ballkani (0:0) e zhvilluar sot, është mbyllur java e tretë në elitën e futbollit kosovar.

Kjo xhiro solli befasi të mëdha, ku Feronikeli barazoi në shtëpi 2:2 ndaj rivalit lokal, Drenicës, shkruan "Zeri.info".

Arbëria e Dobrajës vazhdoi shkëlqimin duke mposhtur Besën si mysafire me rezultat, 0:3.

Trepça'89 nga ana tjetër mposhti Llapin në stadiumin "Riza Lushta" në Mitrovicë.

Ndërkaq, ndeshja FC Prishtina - Drita u shtye për një afat të pacaktuar nga KE i FFK-së pas pjesëmarrjes së gjilanasve në Ligën e Evropës këtë javë.

Golat që u shënuan në katër ndeshjet e kësaj jave mund t'i shikoni në videon e mëposhtme. /Zeri.info