Plepolli: Jemi krenar me Dritën, kjo gjë i kushtoi skuadrës gjilanase në Evropë

Plepolli: Jemi krenar me Dritën, kjo gjë i kushtoi skuadrës gjilanase në Evropë

Sport September 27, 2020 - 22:20

Drita e Gjilanit e ka mbyllur aventurën evropiane të enjten që lamë pas.

Skuadra që drejtohet nga Ardian Nuhiu është eliminuar nga Legia Varshava në Poloni në kuadër të rrethit të tretë eliminar, shkruan "Zeri.info".

Lidhur me ecurinë e Dritës në Evropë ka folur trajneri kosovar, Arsim Plepolli, i cili tha se është krenar me skuadrën gjilanase.

"Ne kemi dashur që Drita të shkojë edhe më larg, djelmoshat na kanë bërë krenar të gjithëve me paraqitjen e vet", ka deklaruar Plepolli në "Kanal10", përcjell "Zeri.info".

"Por, mospërvoja e ka bërë të veten. Cilësia e Legias ishte më e madhe, tempo e skuadrave kosovare është më e ultë", tregoi ai.

"Me pak fat, Drita ka mundur të shkojë edhe më lart. Drita edhe dy-tri vite me marrë pjesë në Evropë, shkon më lart", shtoi ish-ndihmëstrajneri i Flamurtarit. /Zeri.info