Paqe në 'Olimpico' mes Romës dhe Juventusit

Paqe në 'Olimpico' mes Romës dhe Juventusit

Sport September 27, 2020 - 22:41

Ka përfunduar kryendeshja e javës së dytë në kampionatin elitar italian, Serie A.

Në stadiumin "Stadio Olimpico", Roma dhe Juventusi kanë luajtur baras 2:2 sonte, shkruan "Zeri.info".

Për Romën dy golat sonte i shënoi Jordan Veretout në minutat '31 dhe '45.

Image

Ndërkaq, për Juventusin, dy golat i shënoi Cristiano Ronaldo në minutat '44 dhe '69.

Nga minuta e 62-të, Juventusi luajti me një lojtar më pak pas përjashtimit të Adrien Rabiotit.

Image

Nga ana tjetër, te Roma luajti nga fillimi e deri në fund mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla.

Pas dy ndeshjeve, Juventusi ndodhet në vendin e pestë me katër pikë, kurse Roma në vendin e 13-të me vetëm një pikë. /Zeri.info