Kastriot Rexha 'shpërthen' ndaj futbollistëve të rinjë: Qëndrojnë natën zgjuar në telefona, nuk stërviten siç duhet

Kastriot Rexha 'shpërthen' ndaj futbollistëve të rinjë: Qëndrojnë natën zgjuar në telefona, nuk stërviten siç duhet

Sport September 27, 2020 - 22:46

Njëri prej futbollistëve më me përvojë në futbollin kosovar është Kastriot Rexha.

Rexha i cili ka dy tituj kampioni me Dritën dhe një Feronikelin, luan aktualisht te Drita, raporton "Zeri.info".

Sulmuesi kosovar e ka komentuar edhe zhvillimin e futbollistëve të rinjë në Kosovë, në veçanti të atyre nga Gjilani.

"Bomberi" i Dritës ka lansuar kritika për futbollistët e rinjë.

"Nuk e di. Futbollistët e rinjë janë paksa më dembelë. Qëndrojnë natën zgjuar në telefona dhe gjëra të tjera, kjo nuk është gjë e mirë", deklaroi Rexha në "Kanal10". /Zeri.info