Koeman e nis me këmbë të mbarë, Barcelona fiton me spektakël ndaj Villarealit

Koeman e nis me këmbë të mbarë, Barcelona fiton me spektakël ndaj Villarealit

Sport September 27, 2020 - 22:54

Barcelona e ka nisur edicionin e ri në kampionatin elitar spanjoll, La Liga në mënyrë të jashtëzakonshme.

Skuadra e trajnerit Ronald Koeman e ka mundur Villarealin me rezultat të thellë, 4:0, shkruan "Zeri.info".

Në ndeshjen e zhvilluar në "Camp Nou", Barcelona kreu punë që në pjesë të parë.

Image

Ansu Fati shënoi dy gola në minutat '15 dhe '19, ndërsa dy golat tjerë i shënuan Messi ('35) dhe Torres shënoi autogol në minutën e 45-të.

Me dy ndeshje më pak të zhvilluara, Barcelona ndodhet në vendin e dhjetë me tri pikë, kurse Villareali në vendin e tetë me katër sosh. /Zeri.info

Image