Zymberi: Ecuria e Dritës në Evropë ishte e mrekullueshme, treguam se futbolli kosovar po bën progres vit pas viti

Zymberi: Ecuria e Dritës në Evropë ishte e mrekullueshme, treguam se futbolli kosovar po bën progres vit pas viti

Sport September 27, 2020 - 22:56

Drita e Gjilanit e ka mbyllur aventurën evropiane të enjten që lamë pas.

Skuadra që drejtohet nga Ardian Nuhiu është eliminuar nga Legia Varshava në Poloni në kuadër të rrethit të tretë eliminar, shkruan "Zeri.info".

Drejtori i Dritës, Valon Zymberi ka thënë se ecuria e Dritës në Evropës ishte e mrekullueshme.

"E kemi ditur se ndeshja me Legian do të ishte e vështirë. Mendoj se ecuria e Dritës duke parë kushtet në futbollin kosovar ka qenë e jashtëzakonshme", deklaroi Zymberi në "Dueli Sportiv", përcjell "Zeri.info".

"Kemi bërë një paraqitje të mirë, kemi treguar se futbolli kosovar bën progres nga viti në vit", tregoi ai.

"Për ne si klub, ka qenë synim ta bëjmë një hap më shumë se në vitet e kaluara, ia kemi arritur. Është një e arritur jo vetëm e Dritës, por edhe e gjithë futbollit kosovar", shtoi Zymberi. /Zeri.info