Tifozet e Ballkanit me fjalë të mëdha për Ismet Munishin, kjo është deklarata e Lorika Gashit për derbin me Gjilanin

Tifozet e Ballkanit me fjalë të mëdha për Ismet Munishin, kjo është deklarata e Lorika Gashit për derbin me Gjilanin

Sport September 28, 2020 - 12:45
Detajet

Ballkani po dëshmohet se është një ndër klubet më të organizuara në Kosovë në vitet e fundit, raporton Zeri.info.

Klubi nga Suhareka është organizuar edhe jashtë fushës së gjelbër.

Së fundmi janë organizuar edhe femrat e qytetit të Suharekës teksa e kanë formuar tifo-grupin e tyre në përkrahje të skuadrës.

Tifozet suahrekase krahas futbollistëve, e pëlqejnë në maksimum edhe trajnerin Ismet Munishi.

“Trajneri ynë është perfekt, është ideal. E kemi pasur në vazhdimësi përkrahjen e tij. E ka bërë një lojë shumë të mirë”, ka thënë përfaqësuesja e tifozëve të Ballkanit, Lorika Gashi për Sports Show, përcjell Zeri.info.

Image

Kjo e fundit e komentoi edhe derbin e fundit Gjilani – Ballkani (0:0).

“Ballkani e ka bërë një lojë të mirë, por fati nuk ka qenë më neve. Edhe në ndeshjen ndaj Gjilanit kemi pritur ndonjë hat-trick, por gjithsesi jemi të kënaqur”, tha Lorika e cila është ndër themelueset e këtij klubi. /Zeri.info

Image