Besfort Kasumit i besohet derbi i javës së katërt

Besfort Kasumit i besohet derbi i javës së katërt

Sport September 28, 2020 - 16:08
Lajmet e fundit nga sporti

Komisioni i FFK-së për delegimin e gjyqtarëve, ka caktuar sot emrat e gjyqtarëve që do ta ndajnë drejtësinë në javën e katërt të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan “Zeri.info”.

Gjyqtarit të FIFA-s, Besfort Kasumi, i është besuar derbi i javës së katërt ku ballafaqohen Llapi – Ballkani, sfidë që luhet ditën e mërkurën.

Të njëjtën ditë zhvillohen edhe ndeshjet tjera. Gjyqtarit Gramoz Shala i është besuar ndeshja e rivaleve të moçëm Trepçës’89 e Prishtinës.

Lideri i Superligës, befasia Arbëria hap këtë javë me ndeshjen ndaj Feronikelit, që luhet nesër në Obiliq. /Zeri.infoImage