Muça flet si futbollist i Prishtinës: Jam prapë në kryeqytet, si Prishtina si Tirana është njëjtë

Muça flet si futbollist i Prishtinës: Jam prapë në kryeqytet, si Prishtina si Tirana është njëjtë

Sport September 28, 2020 - 16:26
Lajmet e fundit nga sporti

Ashtu siç kishte paralajmëruar ditë më parë presidenti i FC Prishtina, Remzi Ejupi se kapiteni i Tiranës, Gentian Muça mund të bëhet pjesë e Prishtinës, ashtu edhe ndodhi sot, shkruan “Zeri.info”.

Futbollisti me përvojë nga sot ka veshur fanellën bardhekaltër.

Lajmin e ka konfirmuara vet klubi kryeqytetas i cili edhe e ka zyrtarizuar futbollistin me përvojë. Pas Sabian Lilajt e Gelent Micit, Muça bëhet futbollisti i radhës që nga kampionati shqiptar i bashkohet skuadrës nga kryeqyteti i Kosovës.

Gentian Muça ka dhënë edhe fjalët e para si futbollist i Prishtinës, derisa nuk sheh shumë ndryshime pasi thotë se është në kryeqytet ashtu siç ishte në Shqipëri.

“Jam i lumtur që gjendem këtu, në këtë qytet, kryeqytet, ashtu sikurse edhe Tirana, dhe jam shumë i emocionuar për aventurën e re”, ka thënë fillimisht Muça për faqen zyrtare të klubit.

“Sigurisht që viteve të fundit futbolli në Kosovë ka qenë në fokusin jo vetëm të shtetit të Kosovës, por edhe në Shqipëri dhe jo vetëm për atë çfarë është zhvilluar në fushën e lojës, por edhe jashtë saj, nga ajo se çfarë ka bërë shteti që të zgjohet interesi, vëmendja jo vetëm e publikut, por i tërë ambienti sportiv duke përfshirë edhe lojtarë shqiptarë të cilët kanë ardhur dhe luajnë këtu. Falë të gjitha këtyre gjërave, mund të them që futbollin në Kosovë e njoh. Sigurisht që e njoh Prishtinën dhe më ka ardhur shumë keq që dy herët e fundit e ka humbur kampionatin në ndeshjen e fundit. Gjithashtu Prishtinën e kam ndjekur edhe prej profesor Mirel Josës”, ka thënë ish kapiteni i Tiranës duke terguar objektivat që ka me Prishtinën.

“Kam shumë pritshmëri, e njoh organikën e skuadrës dhe dy blerjet e fundit nga Shqipëria, si Lilaj dhe Mici, të cilët i njoh më mirë. Sigurisht që jo vetëm tek pritja e pjesëmarrjes në garat e Evropës, por, pa dashur të flas sepse jam i ri, por po e besoj se janë të gjitha mundësitë për t’u shpall kampion duke e marr shkas edhe gabimet që kanë mundur të bëhen në ato vite që ekipi e ka humbur titullin në ndeshjet e fundit”, përfundoj Gentian Muça. /Zeri.infoImage