Skuadra e Rahovecit ofron tri përforcime interesante

Skuadra e Rahovecit ofron tri përforcime interesante

Sport September 28, 2020 - 18:01
Lajmet e fundit nga sporti

Skuadra e basketbollit Rahoveci ka nisur të mendoj për edicionin e ri në basketbollin kosovar.

“Vreshtarët” kanë njoftuar se i kanë bërë sot tri përforcime në prag të edicionit 2020/21, i cili do të fillojë në muajin tetor.

Fisnik Juniku, Edmond Kryeziu e Sami Hajzeri kanë zbarkuar tashmë në palestrën “Mizahir Isma”. Pas një viti të kaluar jashtë Rahovecit, Juniku rikthehet aty ku e mbështetën më së shumti. Kryeziu ndërkaq, shkëlqeu me Ponte Prizrenin sezonin që shkoi, njëjtë si edhe Hajzeri te Feronikeli.

“Ata do t’i ndihmojnë skuadrës drejt arritjes së objektivave, bashkë me basketbollistët tjerë që do të zyrtarizohen ditëve në vijim”, ka njoftuar klubi i basketbollit Rahoveci përmes rrjeteve sociale. /Zeri.info