Sllovenia publikon listën për ndeshjen ndaj Kosovës

Sllovenia publikon listën për ndeshjen ndaj Kosovës

Sport September 28, 2020 - 18:07
Lajmet e fundit nga sporti

Tetori do të jetë i zjarrtë për përfaqësuesen e Kosovës e cila do t’i ketë disa ndeshje interesante, shkruan “Zeri.info”.

Fillimisht me tetë tetor ndeshet me Maqedoninë e veriut në kuadër të gjysmëfinale së Ligës së Kombeve, ndërsa me 11 tetor luan me Sllovenin poashtu në kuadër të Ligës së Kombeve.

Trajneri slloven, Matjaz Kek ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar.

“Kemi tri ndeshje për pak ditë. Prandaj lista e lojtarëve mund të ndryshoj. Ne do të udhëtojmë në Prishtinë e pastaj menjëherë në Moldavi. Çfarë pres nga këto ndeshje? Është e qartë, unë dua të fitoj nga San Marino, Kosova e deri te Moldavia”, u shprehë ai.

Ndeshja mes Kosovës dhe Sllovenisë do të zhvillohet me 11 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Zeri.infoImage