“Shpërthen” Tare: Përmirësohemi çdo sezon dhe prapë kritikohemi

“Shpërthen” Tare: Përmirësohemi çdo sezon dhe prapë kritikohemi

Sport September 28, 2020 - 19:11
Lajmet e fundit nga sporti

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare i konsideron kritikat për drejtuesit bardhekaltër para çdo fillimi të sezonit si absurde. Zyrtari i klubit lacial shton se ai është mësuar me këtë situatë prej 12 vitesh, ndërsa mbrojti politikat e klubit në merkato duke afruar lojtarë jo të famshëm, por që janë të vlefshëm për ekipin sipas tij.

“Nuk e kuptoj të gjithë këtë nervozizëm rreth nesh. Kritikohemi në mënyrë absurde. Nuk më pëlqen kjo gjë. Nuk mund të gjykosh një skuadër përpara fillimit të kampionatit, por kam 12 vite këtu dhe jam mësuar me këtë sjellje. Jam i habitur për faktin që edhe pse përmirësohemi pas çdo sezoni, shtohen kritikat dhe sulmet ndaj nesh. Klubi nuk e meriton këtë gjë. Ne kemi ruajtur bërthamën e grupit dhe jemi përforcuar me lojtarë të vlefshëm, që mbase nuk janë të famshëm. Lazio ka nevojë për ndihmë, duhet të mbështetemi në kohëra të vështira. Na nevojitet dashamirësi, madje dhe nga gazetarët”, përfundoi Tare.