Selmani: Vetëm pse e kemi kritikuar punën e FFK-së, disa njerëz më kanë kërcënuar edhe me vdekje

Selmani: Vetëm pse e kemi kritikuar punën e FFK-së, disa njerëz më kanë kërcënuar edhe me vdekje

Sport September 28, 2020 - 19:21
Lajmet e fundit nga sporti

Kampionati i Kosovës në futboll këtë edicion duket më interesant se kurrë. Klubet kanë bërë investime të jashtëzakonshme me qëllim që të arrijnë të trofetë që dërgojnë në Evropës, atje ku përfitimet janë tejet të mëdha, shkruan “Zeri.info”.

Megjithatë për njëri nga punëtorët e vyer sportiv, Skender Selmani i cili sot ishte mysafirë në emisionin “ROCK N ROLL FOOTBAL” në Radio Prishtina, shumë gjëra në futbollin e Kosovës nuk po shkojnë ashtu siç duhet.Image

Sipas tij duke injoruar talentet dhe kuadrin vendor, futbolli ynë nuk ec përpara.

“Brenga ime është gjithmonë avancimi i futbollit kosovar, për këtë arsye edhe kam kritika. Pas pavarësimit mendoj se nuk po shkon futbolli ashtu siç e kishim parashikuar. Le ta dinë të gjithë që ne që kritikojmë nuk jemi kundër askujt dhe nuk kemi personale me këta që po e udhëheqin sot futbollin. Ne jemi kundër pse po i injorohemi dhe pse nuk po ballafaqohemi me debate për të mirën e futbollit tonë. Thjesht po injorohet kuadri vendor”, ka thënë Selmani për “Radio Prishtina” duke shtuar:
 

“Në Kosovë ka kuadër, në Kosovë ka njerëz profesionistë, ka njohës të mirë që kanë të botuar mbi 6 libra, por për shkak të kritikave që kanë në adresë të FFK-së, nga udhëheqësit e FFK-së po injorohen. Ata sikur e marrin personale kur kritikohen”, tha Selmani, duke i komentuar edhe përforcimet e fundit që janë bërë në futbollin kosovar.Image

“Para se të vijnë këto përforcime, është dashur të organizohet një debat dhe të analizohen ecurit e futbollit kosovar dhe çfarë mund të sjellin këto investime e jo të injorohet kështu kuadri vendor. Duhet të bisedohet se si futbolli ynë të organizohet më mirë. Ne Evropë klubet tona nuk po shkojnë larg, Dritë arriti më shumë, por për mua prapë është pak, duke e pasur parasysh talentin që kanë.

Këtu ka joprofesionalizëm të disa individëve të cilët fatkeqësisht po udhëheqin futboll, e edhe më fatkeqësisht ata po dëshirojnë të mbesin të përhershëm aty. Ata vetëm duan realizimin e interesit personal, duke mos pasur qëndrim dhe vazhdojnë ta shkelin kuadrin vendor. Kosova posedon kuadro, ka talente, por ja që jepen 100 mijë eurove për të sjellë një lojtar, ndërsa shkollat e futbollit injorohet dhe po shuhet interesi dhe po mbytet dëshira për të rinj në Kosovë. Kjo me brengos dhe i brengosë shumë të tjerë”, ka vlerësuar ish punëtori sportiv, Skënder Selmani.

“Në momentin që e degradon tëndin duhet kuptuar që aty nuk ka të ardhme. Duhet gjithmonë të mendohet te vendorët dhe aty këtu të sillet ndonjë përforcim nga jashtë. Investimet në Kosovë po shkojnë në futbollistë të harxhuar. Në Kosovë patjetër duhet të ketë reforma dhe ato të menjëhershme.

Një gjë duhet ta bëjë publike. Ne një kritikë nëse e bëjmë na shkruajnë njerëz të panjohur dhe na akuzojnë se jemi bashkëpunëtor të Kinës e Rusisë e Serbisë. Mua më kanë kërcënuar disa njerëz pa identitet duke më thënë se “a ke fëmijë dhe ata kemi me ti paluar në qese të zeza”.

Sa i përket kampionatit sivjet, shoh disa anë pozitive por nëse vjen deri te dobësimi i financave këta që kanë ardhur do të ikin dhe kush do ta mbrojë pastaj futbollin vendor kur kuadri vendor po injorohet. Ku është sot Ardian Kozniku, Besnik Hasi, Nebih Zeneli, Fetah Veliu etj, ku janë këta kuadro që janë lënë anash dhe askush si angazhon. Unë jam shumë i dëshpëruara. Kur është pavarësuar futbolli nuk pati asnjë thirrje nga FFK për gjeneratën që janë gjallë.

Në vitin 1992 futbolli kosovar ka aplikuar për pranim. Kur erdhi nga Malta i ndjeri Vokrri tregoi se ata i kanë thënë se nga fillimi është bërë thirrje për pranim të Kosovës. Pra ata treguan se kanë ekzistuar disa njerëz që kanë dredhur mund e sakrificë për këtë futboll. Shinasi Berisha sot nuk është më dhe të gjithë e dimë çfarë ka kontribuar ai. Askush sot nuk shkon te varri i tij dhe ta nderojë. Me çfarë të drejte i injorojmë këta kontributdhënës. T’ju them ne që po bëjmë kritika nuk kemi interes, nuk kemi pretendime, vetëm dëshirojmë të respektohen vlerat. Mos të frikësohet këta udhëheqësit e FFK-së nga ne. Unë dua shumë të organizohet një debat. Ne të kryesisë së parë të FFK-së do të vijmë në Kosovë, do t’i thërrasim gazetarët dhe prijësit e FFK-së dhe të organizojmë një debat për të mirën e futbollit dhe aty të sqarohet si duhet avancohet futbolli i Kosovës”, ka përfunduar Skender Selmani. /Zeri.info

https://www.facebook.com/watch/?v=1285629611780324&extid=ttFtLTM8RIzNCDHa

Image