Limani vazhdon të vuajë nga lëndimi, mungon ndaj Besës e Feronikelit

Limani vazhdon të vuajë nga lëndimi, mungon ndaj Besës e Feronikelit

Sport September 28, 2020 - 19:52
Lajmet e fundit nga sporti

Drita të enjten i dha fund aventurës evropiane kur u mposht nga Legia në Varshavë të Polonisë me rezultat 2:0, megjithatë, një humbje tjetër skuadra gjilanase e pati me kapitenin Ardian Limani i cili pësoi një lëndim, dhe duket se do t’i humb edhe disa ndeshje në kampionat, shkruan “Zeri.info.

Limani ka thënë se është në fazën e rehabilitimit dhe ende nuk po mund të stërvitet plotësisht me grupin, duke konfirmuara kështu se do të mungojë në sfidën ndaj Besës të mërkurën dhe në derbi ndaj Feronikelit të dielën.

”Ende nuk jam i gatshëm për ndeshje”, ka thënë fillimisht Limani për “Zeri.info” duke shtuar:

“Stërvitjet jam duke i bërë lehtë dhe ndaras nga grupi sepse ende ndiej dhimbje. Për momentin jam në fazën e rehabilitimit dhe nuk e di saktë sa do të zgjasë, por të mërkurën dhe në fundjavë nuk do të paraqitëm”, ka përfunduar Limani.

Të kujtojmë se Drita të mërkurën e zhvillon ndeshjen e parë kampionale, pasi takimet e javës së parë, dytë e tretë me Llapin, Trepçën’89 dhe Prishtinën janë shtyrë për një datë tjetër. /Zeri.infoImage