
Fazliu: Barazimin ndaj Gjilanit nuk duhet vajtuar, është vetëm fillimi i edicionit
Me ndeshjet Drita - Gjilani (0:0), Trepça'89 - Feronikeli (0:0) është mbyllur java e gjashtë në elitën e futbollit kosovar.
Kjo xhiro ka sjellur përballje dhe rezultate tejet interesante në përgjithësi, shkruan "Zeri.info".
Në ndeshjet tjera, FC Prishtina mposhti Besën (4:0), Ballkani triumfoi përballë Arbërisë (2:4), derisa Drenica befasoi Llapin në Podujevë me rezultat 0:1.
Dhe krejt në fund, "Derbi i Anamoravës" mes Dritës dhe Gjilanit u mbyll pa gola.
Futbollisti i Dritës, Astrit Fazliu ka thënë se këtë ndeshje nuk duhet vajtuar.
"Dihet se derbi është gjithmonë i vështirë, edhe kur është njëra skuadër favorite është e vështirë. Krijuam shumë gjatë ndeshjes, por edhe Gjilani luajti mirë", deklaroi Fazliu në "Dueli Sportiv", përcjell "Zeri.info".
"Ndeshja u mbyll baras dhe mendoj se është vetëm fillimi. Nuk është diçka që duhet vajtuar, pasi kemi ndeshje të vështira në vazhdim", tregoi ai. /Zeri.info